29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tragjedia e Petro Seferit në Korçë: Vetmia, varfëria dhe indiferenca e institucioneve

Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të Korçës, shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani, rrëfen një histori të dhimbshme vetmie dhe braktisjeje nga shoqëria dhe institucionet.

Sulejmani tregon se Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, jetonte i vetëm dhe pa të ardhura. Gruaja dhe fëmijët e kishin lënë, ndërsa institucionet nuk e trajtonin me seriozitet. Ai kishte marrë kohët e fundit një kemp, por ndihma nuk i mjaftonte për të përballuar nevojat bazë.

“Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika, nuk e trajtonte shteti… Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare, kërkonte ndihmë… nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë,” rrëfen Sulejmani.

Sipas tij, Petro ishte i vetmuar totalisht, pavarësisht se kishte të afërm dhe familjarë, përfshirë motrën dhe nipin e njohur Rita Markos. Pamundësia ekonomike kishte bërë që ai të mos kishte ujë, drita e telefon, duke e lënë të izoluar dhe të pambrojtur.

“Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. Ishte bërë vetëm kocka… 8 muaj i dekompozuar, njeri brenda 24 orëve shpërfytyrohet,” shton Sulejmani.

Ky rast tragjik ka shkaktuar reagime në Korçë dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe personave të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...