29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

28 vjet nga vdekja e Princeshës Diana – Misteri që nuk shuhet kurrë

31 gusht 1997 – Një datë që tronditi botën. Princesha Diana, “Princesha e Popullit”, humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Paris, në moshën vetëm 36-vjeçare. Diana udhëtonte së bashku me partnerin e saj, biznesmenin egjiptian Dodi Al-Fayed, kur makina Mercedes-Benz me të cilën po lëviznin u përplas me një nga shtyllat e tunelit Alma, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin paparacëve që i ndiqnin.

Dodi dhe shoferi Henri Paul humbën jetën në vend, ndërsa Diana ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. I vetmi që mbijetoi ishte truproja i saj, Trevor Rees-Jones.

Hetimet dhe dyshimet që nuk u shuan kurrë

Hetimet britanike dhe franceze e cilësuan aksidentin si një tragjedi e shkaktuar nga shpejtësia dhe gjendja e dehur e shoferit. Por për miliona njerëz, përfshirë edhe familjen e Dodit, kjo nuk ishte kurrë thjesht një aksident.

Mohamed Al-Fayed, babai i Dodit, ka akuzuar hapur MI6 dhe Familjen Mbretërore Britanike për përfshirje në një atentat të organizuar, duke pretenduar se pallati nuk mund të pranonte që nëna e trashëgimtarëve të fronit të martohej me një mysliman.

Një tjetër pistë lidhet me shoferin Henri Paul. Sipas ish-agjentit të MI6 Richard Tomlinson, Paul kishte lidhje me shërbimet sekrete dhe mund të ishte i infiltruar. Dyshimet u thelluan kur nën sediljen e tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e tij real atë natë.

Gazetari francez Francis Gillery, në librin “Lady Died”, hedh një tjetër teori tronditëse: shënjestra nuk ishte Diana, por Dodi. Sipas tij, Dodi ndodhej në Paris për të finalizuar një marrëveshje të madhe biznesi me babain e tij, e cila mund të cënonte interesa të mëdha ndërkombëtare.

28 vjet më pas – një mister i gjallë

Edhe sot, 28 vjet pas asaj nate fatale, vdekja e Princeshës Diana mbetet një nga misteret më të mëdha të shekullit. Për botën, ajo nuk ishte vetëm një anëtare e familjes mbretërore; ishte një ikonë e humanizmit, bukurisë dhe thjeshtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...