20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Gordon Ramsay njofton heqjen e kancerit të lëkurës: “Mos harroni krem kundër diellit!”

Kuzhinieri i njohur botëror, Gordon Ramsay, ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin se i është hequr një karcinomë bazocelulare, një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës.

Ai publikoi dy foto pas ndërhyrjes: njëra me fashë dhe tjetra ku dukeshin qepjet, duke treguar hapur përvojën e tij. “Jam mirënjohës për ekipin fantastik tek The Skin Associates dhe për reagimin e tyre të shpejtë. Ju falënderoj! Mos harroni krem kundër diellit këtë fundjavë. Premtoj që nuk është ‘face-lift’”, shkroi Ramsay me humor.

Postimi u shoqërua menjëherë me mesazhe mbështetëse nga ndjekësit dhe miqtë: “Shumë e rëndësishme të flitet hapur për gjëra të tilla. Shërim të shpejtë!”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Bravo që bëre kontrollin e lëkurës! Të gjithë duhet ta bëjmë rregullisht”.

Ramsay ka rikujtuar publikun mbi rëndësinë e mbrojtjes nga dielli dhe kontrolleve të rregullta dermatologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...