27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë”

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale, ndërsa prej disa javësh kishin nisur edhe dyshimet se mes tyre diçka nuk po shkonte. Një nga detajet që shtoi më shumë aludimet ishte fakti që Sarah dhe PM nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ndarjen e ka konfirmuar vetë Sarah. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe DJ PM ishin ende bashkë.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Sarah sqaroi se e ndiente të nevojshme ta ndante këtë me publikun për shkak të njerëzve që i kanë ndjekur dhe mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, që nga ditët e “Big Brother VIP” e deri më sot.

Megjithatë, Sarah nuk ka dhënë detaje mbi arsyet që çuan në fundin e lidhjes dhe, nga mënyra si është shprehur, duket se preferon ta lërë këtë pjesë pas.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Sarah dhe PM vazhduan lidhjen larg kamerave, por edhe me momente të shumta publike, nga eventet dhe udhëtimet e përbashkëta te postimet në rrjetet sociale.

Por, pas disa vitesh bashkë, duket se rrugët e tyre janë ndarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...

13 gëzhoja dhe 20 persona në pyetje, dalin detaje të reja nga atentati ndaj...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e regjistruar ditën e djeshme në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan...