10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Jam i pafajshëm, distancohem nga çdo grup kriminal” — Reagimi i parë i Erogen Vaso (Brajoviç) pas atentatit në Shkodër

Shkodër – Pas atentatit të përgjakshëm të mëngjesit të 8 shtatorit pranë bashkisë së Shkodrës, ku u vranë Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso (Brajoviç) dhe një grua, shënjestra e sulmit ka thyer heshtjen.

Në një reagim publik për mediat dhe opinionin, Erogen Vaso ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e dy miqve të tij dhe është distancuar plotësisht nga lidhjet e përfolura me grupe kriminale në Shkodër.

“Dhimbje e madhe, plagë që nuk mbyllet”

“Në këto momente të vështira, jo vetëm për mua, i shpreh ngushëllimet e ndjera familjarëve të dy miqve të mi që humbën jetën. Ata ishin qytetarë model të Shkodrës, familjarë të respektuar nga gjithë komuniteti. Dora e pabesisë së një vrasësi i shkëputi sot nga jeta, teksa ishim së bashku. Për mua personalisht është dhimbje e rëndë dhe plagë që nuk mbyllet!
Qofshin në paqe me Zotin Armando dhe Geridoni! Zoti u dhëntë forcë familjeve të tyre!”, – shkruan Vaso.

Gjithashtu, ai ka uruar shërim të shpejtë për dy të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe një vajzë e re që ndodhej në lokal në momentin e atentatit.

“S’kam lidhje me asnjë grup, jam sipërmarrës dhe ish-futbollist”

Në reagimin e tij, Erogen Vaso thekson se akuzat dhe aludimet për përfshirjen e tij në grupe kriminale nuk qëndrojnë. Ai ka sqaruar publikisht se është sipërmarrës dhe se një pjesë e bizneseve të tij janë të trashëguara nga familja.

“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër.
Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë i kam trashëguar nga babai im, i cili ishte sipërmarrës deri në fund të jetës, ish-futbollist i Shkodrës dhe i kombëtares shqiptare.”

Vaso kujton gjithashtu karrierën e tij sportive dhe kontributin në sport:

“Kam qenë ish-futbollist i ekipit të Vllaznisë, ish-president i klubit të futbollit Tërbuni të Pukës dhe anëtar i këshillit bashkiak të qytetit tim për disa vite. Kam shërbyer me korrektësi, për interesa të komunitetit malazez që përfaqësoj dhe të Shkodrës.”

Autori i atentatit: “Erogen Vaso ishte shënjestra”

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të sulmit, Ragip Gila, 29 vjeç, nga Fushë-Kuqe e Laçit. Në dëshminë e parë, ai ka pranuar se shënjestra e atentatit ishte Erogen Vaso.

Sipas burimeve hetimore, Gila ka deklaruar se motivet ishin personale, duke pretenduar se ishte kërcënuar më herët nga Vaso.

Nga të dhënat e hetimit, rezulton se autori hyri në lokal i armatosur me dy armë zjarri dhe i veshur me jelek antiplumb, hapi zjarr pa paralajmërim dhe më pas u largua nga dera e pasme, duke braktisur motorin me të cilin kishte ardhur.

“Shpresoj të zbardhen motivet”

Në fund të reagimit, Erogen Vaso ka kërkuar që hetimet të vijojnë pa ndërhyrje dhe ka theksuar se është i interesuar që e vërteta të dalë sa më shpejt.

“Jam informuar në spital që autori është ndaluar dhe shpresoj të zbardhen sa më shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik! Sa për lidhjet e tjera që aludohen në media, sqaroj se duhen lënë institucionet e ligjit të trajtojnë këto çështje!”

Ky reagim vjen në një kohë kur Shkodra është tronditur nga një seri ngjarjesh kriminale, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur motivacionin e plotë të atentatit dhe për të identifikuar çdo lidhje të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...