19.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Dorëheqja surprizë e Dredhës dhe ngritja e Elis Halilit: A do të kontrollojë Halili qytetin?

Janë zbardhur informacione të reja mbi dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS-së.

Sipas burimeve, Dredha ka qëndruar në ambientet e bashkisë deri në orën 16:00 të së mërkurës, ku është prezantuar edhe nënkryetari i tretë, Elis Halili. Thuhet se emërimi i Halilit në këtë post u bë vetëm pak orë para dorëheqjes së Dredhës, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka një qëllim të qartë: me dorëheqjen e kryebashkiakut, Elis Halili pritet të komandojë Bashkinë e Vlorës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Elis Halili është me profesion inxhinier dhe ka qenë më parë përgjegjës i një firme ndërtimi, “Fusha” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha, i cili ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës që janë konsideruar të kontestuara dhe me dyshime për korrupsion.

Ky emërim i Halilit vjen në të njëjtën ditë kur Shkëlqim Fusha u mor zyrtarisht në mbrojtje penale nga Prokuroria e Posaçme, për shkak të dosjes që lidhet me Erion Veliajn, për kryerjen e veprës penale të “korrupsionit aktiv të personave të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”.

Ky zhvillim duket se mund të ndikojë në dinamikën politike të qytetit të Vlorës, duke ngritur pyetje mbi lidhjet mes biznesit privat dhe pushtetit lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...