10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kosovë, nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Në Kosovë ka nisur këtë të shtunë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kandidatët për kryetarë komunash dhe për kuvendet lokale do të kenë në dispozicion disa javë për të prezantuar programet e tyre dhe për të bindur qytetarët që t’u japin votën.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 qytetarë, prej të cilëve 43 mijë e 993 janë votues jashtë Kosovës. Ky grup do të mund të votojë me postë duke nisur nga 17 shtatori.

Në garë do të jenë gjithsej 5.626 kandidatë, mes tyre 206 për kryetarë komunash, ndërsa pjesa tjetër për ulëse në kuvendet komunale. Fushata pritet të jetë e fortë sidomos në kryeqytet, ku kreu aktual i Prishtinës, Përparim Rama nga LDK, kërkon një mandat të dytë, përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Për këto zgjedhje, KQZ-ja ka certifikuar 93 subjekte politike: 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u mbajtën në tetor të vitit 2021, ku fituesi më i madh ishte Partia Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...