28.9 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

PD kërkon dorëheqje dhe hetim pas përmbytjeve në Durrës: “Fondet për infrastrukturën kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve”

Pas përmbytjeve të fundit në Durrës, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe drejtuesit vendorë për dështim të përsëritur në menaxhimin e infrastrukturës dhe fondeve publike.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se situata e krijuar tregon “dështimin sistematik të institucioneve për të garantuar siguri dhe infrastrukturë funksionale, pavarësisht premtimeve dhe fondeve të alokuara ndër vite”.

Sipas saj, dorëheqja e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Ermal Dredha, është vetëm një hap formal:

“Dorëheqja e Ermal Dredhës është një hap i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Përgjegjësinë duhet ta marrë edhe Emirjana Sako, që ka drejtuar bashkinë në një kohë kur qyteti vuante nga keqmenaxhimi i fondeve publike.”

Vangjeli akuzoi drejtpërdrejt edhe kryeministrin Rama, duke thënë se ai “vijon të jetojë në një realitet paralel, ku vizioni për një port turistik në Durrës fshihet pas pamjeve të rënda të përmbytjeve”.

Akuza për konflikt interesi

PD pretendon se fondet për përmirësimin e infrastrukturës nuk janë përdorur për qytetarët, por për interesat e lidhura me pushtetin.

“Nga një investigim i kryer prej nesh rezulton se në qendër të disa projekteve infrastrukturore ka qenë shoqëria Adriatik sh.p.k, në pronësi të familjes së ish-kreut të UKD, Spartak Kovaçi,” – tha Vangjeli, duke shtuar se këto projekte “nuk kanë përmirësuar jetën e qytetarëve, por kanë shërbyer si skemë abuzimi me fondet”.

Në përfundim, ajo u bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese:

“Ftojmë institucionet përkatëse të nisin një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi keqpërdorimin e fondeve publike dhe konfliktet e interesit që kanë dëmtuar rëndë qytetarët e Durrësit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...