22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Operacion i madh kundër skemave piramidale online në Fier, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Fier – Policia e Shtetit ka kryer një operacion të gjerë në qarkun Fier, duke goditur një skemë mashtruese piramidale online që ka prekur dhjetëra qytetarë. Si rezultat, 6 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, njoftoi kreu i policisë vendore Fier, Skënder Litaj.

“Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore,” tha Litaj gjatë një konferencë për media. Ai bëri të ditur se gjatë operacionit u kryen 83 kontrolle në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, duke përfshirë persona, banesa dhe subjekte të lidhura me skemat mashtruese.

Hetimi zbuloi një rrjet individësh që promovonin platforma investimi të rreme, duke premtuar fitime të shpejta dhe duke përdorur kriptomonedha si USDT dhe TRON. “Përdorimi i kriptomonedhave nuk ishte rastësor – ato zgjidheshin për vështirësinë në gjurmim dhe perceptimin e gabuar si mjete të sigurta investimi,” shpjegoi Litaj.

Ai bëri apel te qytetarët:

Mos besoni në ‘investime të sigurta’ që premtojnë fitim të menjëhershëm. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara dhe të sofistikuara, ku gjithmonë humbin më të pambrojturit.”

Të arrestuarit janë: Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Hetimi vazhdon për të identifikuar dhe ndëshkuar organizatorët kryesorë të skemës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...