26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kupchan: Pezullimi i Dialogut Strategjik, shenjë frustrimi të SHBA-së ndaj Kurtit

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është një reflektim i drejtpërdrejtë i pakënaqësisë së grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti – vlerëson Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.

“Kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak,” tha ai për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, pezullimi është një sinjal presioni mbi udhëheqësit në Prishtinë për të vepruar në mënyrë konstruktive, për të formuar qeverinë dhe për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë.

Kupchan theksoi se pakënaqësia e Uashingtonit është rritur pas një sërë vendimesh të Kurtit, nga ndalimi i dinarit serb, te instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri dhe moszbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ka një perceptim të gjerë këtu në Uashington dhe në Evropë se Qeveria e Kosovës nuk po ndihmon në përmirësimin e situatës,” u shpreh ai, duke shtuar se SHBA-ja e sheh këtë si një paralajmërim të fortë.

Kupchan paralajmëroi se Kosova rrezikon të gjejë veten më të izoluar, në një kohë kur bota përballet me kriza të tjera madhore – nga lufta në Ukrainë, te Lindja e Mesme dhe tensionet me Kinën.

“Gjërja e fundit që na nevojitet është rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...