10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Kutia e Pandorës e Elbasanit”: Rrëfimi i një të penduari për atentatet mafioze

Në më pak se tre vite, Elbasani është përgjakur nga 16 viktima të atentateve mafioze mes bandave rivale. Nëntë nga një krah, shtatë nga tjetri. Miq të dikurshëm, sot armiq të betuar, që nuk ngurruan të tradhtonin njëri-tjetrin pas shpine.

Gjithçka nisi në masakrën e Bradasheshit. Sipas rrëfimit të Erjon Alibejt, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, “Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanët, ishin financuesit dhe urdhëruesit. Organizator ishte Mikael Qosja”.

Dhjetori i vitit 2018 shënoi kthesën: atentati i trefishtë ndaj Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Durunay, ortak në trafikun e kokainës, hapi “kutinë e pandorës”. Intriga, pabesia dhe gjakderdhja nisën të dominojnë qytetin.

Në dëshminë e tij, Alibej përmend emrat që hynë në skenë: “Hajdar Çopja kishte kontaktuar me Mikael Kamamin. Ai ishte organizatori dhe njihte çunat: Talo Çelën, Altin Ndocin, Miri Kolën, Dorjan Shkozën…”.

Rrëfimi i tij kulmon me momentin kur mori lajmin për ekzekutimin e të afërmit. “Në atë çast, përballë më doli një BMW e bardhë X6. Në timon ishte Mikael Qosja, organizatori i vrasjes. Më pa drejt e nuk u ndal aty ku kishte synim të parkonte, por erdhi drejt meje. E pyeta a kishte ‘hekur’. Ai më tha jo. Unë nuk i fola më dhe shkova drejt vendit ku ndodhi ngjarja”.

Erjon Alibej, i pari që mbërriti në Bradashesh, përpara policisë dhe ambulancës, sot hedh dyshime se atentatorët nuk vepronin vetëm. “Mund të kenë pasur ndihmë edhe nga shteti”, thotë ai, duke zbuluar një botë të errët ku kufijtë mes krimit dhe institucioneve duken të paqarta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...