21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte votim të fshehtë, do t’i dilnin kundër”

Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha.

I ftuar në një emision televiziv, Salianji u ndal edhe te largimi nga lëvizja e nisur prej tij i figurave si Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja, ndërsa deklaroi se pakënaqësia ndaj drejtimit të Berishës brenda PD-së është shumë më e madhe nga sa duket publikisht.

“Situata është kjo: 80% e demokratëve janë të pakënaqur me drejtimin e tij. Po të jepej mundësia për votim të fshehtë, ai e di që do t’i dilnin kundër. Së pari, ai nuk duhet të kandidojë fare sipas statutit dhe ligjit të partisë”, u shpreh Salianji.

Ai tha se nuk e ka çuar çështjen në gjykatë, pasi ka preferuar një zgjidhje politike brenda partisë.

“Nuk e kam çuar në gjykatë sepse kam dashur të ketë një zgjidhje politike. Unë po kërkoj që PD të jetë fituese. Ndërkohë ai thotë: ‘Pse e do fituese, se je mirë me Ramën’”, deklaroi ish-deputeti.

Duke komentuar largimin e figurave të njohura nga lëvizja e tij, Salianji tha se nuk e di kë do të mbështesin Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja në garën e brendshme të PD-së.

“Unë nuk e di kë do votonin Alimehmeti dhe Kalaja. Kur Edi Rama doli kundër Fatos Nano, kë kishte në krah? Askënd”, tha ai.

Salianji theksoi se lëvizja e nisur prej tij ka prodhuar efekte konkrete brenda partisë, duke përmendur edhe emërimet e fundit në strukturat e PD-së.

“Po nuk ikën këta që nga roje koteci, nuk fiton dot. Unë e kam arritur një qëllim. Me një kafe, njëri u bë kryetar. Më i votuari në listën e Durrësit u bë kryetar në Krujë. Tjetri pritet të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës. Nuk i përfillnin më parë. Si mund të thuhet që nuk kam arritur gjë? Edhe kjo është pjesë e strategjisë”, deklaroi ai.

Në fund, ish-deputeti nënvizoi se beteja e tij nuk synon dëmtimin e Partia Demokratike, por rikthimin e saj në një forcë konkurruese.

“Nuk ndihmoj Berishën, unë do të shkoj te vota sepse dua që PD të fitojë. Nuk dua të shkatërroj PD-në. Figurat duhen për të sjellë njerëz, por nëse një figurë publike largon njerëzit, atëherë këtë problem duhet ta zgjidhim”, përfundoi Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...