26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal armësh

Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë.

Arrestimi u realizua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë së Maqedonia e Veriut dhe autoriteteve serbe, pas informacioneve operative për aktivitetin e tij kriminal.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes, policia zbuloi një arsenal armësh dhe pajisjesh të dyshuara për përdorim kriminal.

Mes sendeve të sekuestruara janë një pistoletë tip CZ, një thikë ushtarake si edhe një uniformë e zezë.

Sipas hetimeve paraprake, 42-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në territorin e Maqedonia e Veriut.

Autoritetet bëjnë me dije se atij iu gjet edhe një kartë identiteti serbe që i përkiste një personi tjetër, dokument që dyshohet se përdorej për identitet të rremë.

Nga të dhënat hetimore rezulton se i arrestuari ka lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe se kishte mbërritur në Shkup me një “detyrë specifike”.

Institucionet kompetente po vijojnë hetimet për të identifikuar personin që ka porositur atentatin, motivet e mundshme si dhe bashkëpunëtorët e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë plan kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...