35.8 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Zelensky dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

Kiev/Tallinn – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë MiG-31, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm dhe skandaloz nga Moska.

“Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Kjo kërkon një përgjigje sistematike,” tha Zelensky, duke bërë thirrje për masa të forta, si nga NATO ashtu edhe nga vendet individuale.

Incidenti, i cili zgjati 12 minuta, ka shtuar tensionet dhe është cilësuar nga NATO si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë”. Si përgjigje, aleanca ka nisur operacionin Sentinel East, me qëllim forcimin e patrullimeve në krahun lindor të NATO-s.

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga liderët evropianë, përfshirë Ursula von der Leyen dhe kryeministren estoneze Kaja Kallas, të cilët kërkuan një përgjigje të vendosur dhe të bashkërenduar ndaj Moskës.

Ky incident vjen në një kohë të tensionuar për sigurinë në Evropën Lindore, duke rritur shqetësimet për veprime të mëtejshme destabilizuese nga Rusia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...