27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Tre persona arrestohen, goditën 62-vjeçarin 30 herë me thikë dhe më pas i dogjën trupin në Milano

Milano, Itali – Autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen brutale të 62-vjeçarit turk Hayati Aroyo, i cili u gjet i karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, pranë Milanos.

Sipas hetimeve, një burrë italian, një grua italiane dhe një shtetas shqiptar goditën viktimën me thikë rreth 30 herë dhe më pas tentuan të fshinin gjurmët duke i vënë flakën trupit dhe banesës. Hetuesit arritën të rindërtonin lëvizjet e autorëve përmes kamerave të sigurisë, analizës së të dhënave telefonike dhe përgjimeve.

Shqiptari dhe italiani u dërguan në burgun Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje të vendimit për masën e sigurisë. Viktima ishte kunati i një figure të njohur të mafias turke, Huseyin Sarai, por hetimet konfirmuan se vrasja nuk kishte lidhje me aktivitetet kriminale të familjes.

Identiteti i Aroyos u konfirmua përmes gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa apartamenti ku ndodhi krimi ishte marrë me qira nga një student që ndodhej jashtë vendit. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka shtuar shqetësime për sigurinë në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O’zapft is”! Nis Oktoberfesti në Mynih, mbi 6 milionë vizitorë priten në festivalin e...

0
Edicioni i 191-të i Oktoberfestit ka nisur në Mynih të Gjermanisë, me organizatorët që presin më shumë se 6 milionë vizitorë nga e gjithë...

Zbulimi i ri shkencor: Sistemi imunitar mund të japë sinjalin që nis lindjen

0
Për një kohë të gjatë, shkencëtarët nuk e kanë kuptuar plotësisht se çfarë e bën trupin të “kuptojë” se foshnja është gati të lindë...

OpenAI raporton 6 raste të sjelljes shqetësuese të modeleve të IA-së: Nga keqpërdorimi i...

0
OpenAI ka njoftuar se ka identifikuar gjashtë raste të “sjelljeve të papritura ose shqetësuese të modeleve” të inteligjencës artificiale gjatë gjashtë muajve të fundit,...

“Ky është burri im”, Taylor Swift shpërthen në festë për touchdown-in e Travis Kelce...

0
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas...

Sherr me thikë në Pogradec, plagoset një person në shpatull

0
Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht...