35.8 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Çuçi propozon Elis Halilin si pasues të Dredhës, ndasi brenda PS-së në Vlorë

Vlorë – I deleguari politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi dje një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në selinë e partisë, për të diskutuar emrin që do të propozohet si pasues i kryebashkiakut Ermal Dredha.

Sipas burimeve nga takimi, Çuçi theksoi se nuk është e përshtatshme që këshilltarët të paraqesin disa kandidatura, duke sugjeruar një emër të vetëm. Ai propozoi Elis Halilin si personin më të përshtatshëm për të marrë përgjegjësitë kryesore në qytet, duke u fokusuar tek sektorët e punës publike dhe infrastrukturës.

Megjithatë, ky propozim ka shkaktuar kundërshtime brenda këshillit, pasi disa socialistë u shprehën se Halilin nuk e njohin mjaftueshëm dhe ndoshta do të ishte më i përshtatshëm një kandidat tjetër.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien e mandatit në mes: “Mund të kishim bërë edhe më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin,” tha ai. I pranishëm ishte edhe Elis Halili, për të ndjekur zhvillimet e diskutimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...