30.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Ousmane Dembélé fiton Topin e Artë 2025, Bonmati triumfon te femrat

Në një ceremoni madhështore të zhvilluar mbrëmjen e sotme, futbollisti francez Ousmane Dembélé u shpall fitues i Topit të Artë 2025. Në të njëjtën natë, mes yjeve të futbollit botëror, Aitana Bonmati u shpall fituese për të tretin vit radhazi i Topit të Artë për femra.

Çmimet e tjera të ceremonisë përfshinë:
• PSG u shpall Klubi i Vitit për meshkuj, ndërsa Arsenal mori të njëjtin çmim për femra.
• Viktor Gyokeres dhe Ewa Pajor fituan trofeun “Gerd Muller” si sulmuesit më të mirë në meshkuj dhe femra.
• Gianluigi Donnarumma dhe Hannah Hampton morën “Yachine Trophy” për portierët më të mirë.
• Trajneri i PSG, Luis Enrique, dhe trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, u shpallën fitues të trofeut “Johan Cruyff” për meshkuj dhe femra.
• Çmimi “Kopa Trophy” shkoi për Vicky Lopez te femrat dhe Lamine Yamal për meshkuj, ky i fundit për të dytin vit radhazi.

Ceremonia gala nisi rreth orës 21:00, duke shënuar një nga netët më të mëdha të futbollit botëror, ku yjet e fushës u nderuan për arritjet e tyre individuale dhe ekipore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...