18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Skandali i Bibby Stockholm: Leonard Farruku humbi jëten, hetimet tregojnë se është mashtruar para tragjedisë

Leonard Farruku, 27-vjeçari shqiptar që humbi jetën në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm në Dorset, ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore.

Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, Ashley Rangasamy nga Torbay Community Trust dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte mashtruar me pretendimin se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u dërgua në Bibby Stockholm, një barakë lundruese e përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve. “Ata e mashtruan,” tha Rangasamy, duke shtuar se Farruku ishte “i dërrmuar emocionalisht” nga ideja e transferimit.

Hetimi zbuloi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent nga kompania kontraktuese Clearsprings që njoftonte gjendjen e rënduar mendore të Farrukut, nuk u mor parasysh nga zyrtarët e Home Office. Ish-zëvendësdrejtori Tim Rymer pranoi: “E-maili u mor, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Ndoshta ekipi ynë do të duhej të bëjë hetime shtesë.”

Farruku ishte vendosur më parë në një hotel në Devon dhe kishte shfaqur sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht që prej korrikut. Ai u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi brenda anijes më 12 dhjetor 2023. Autoritetet britanike pranuan se Bibby Stockholm ishte një eksperimente i parë i këtij lloji për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve në port.

Hetimi vazhdon, duke kërkuar të hedhë më shumë dritë mbi vendimet institucionale që çuan në tragjedinë e Leonard Farrukut dhe menaxhimin e dështuar të situatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...