22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Akupunktura dhe humbja e peshës: a funksionon vërtet?

Akupunktura, një praktikë mijëvjeçare e mjekësisë tradicionale kineze, është përdorur tradicionalisht për menaxhimin e dhimbjeve kronike, nga migrena te osteoartriti. Por vitet e fundit, vëmendja ka kaluar edhe tek roli i saj i mundshëm në mbështetjen e humbjes së peshës, shkruan salute.it.

Si ndikon akupunktura në peshë?

Akupunktura mund të ndikojë në disa faktorë që lidhen me kontrollin e peshës: stimulimin e metabolizmit, uljen e oreksit, reduktimin e stresit dhe modifikimin e perceptimit të urisë nga truri. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mbipesha lidhet me çekuilibrat në organe si mëlçia, veshkat, shpretka, tiroidja apo sistemi endokrin. Trajtimet akupunkturore përqendrohen në pika specifike të lidhura me këto funksione.

Një teknikë e veçantë është akupunktura aurikulare, që vepron në pika të veshit për të kontrolluar dëshirat për ushqim. Kjo metodë përdoret shpesh edhe për të ndihmuar njerëzit që duan të lënë duhanin ose të kapërcejnë varësitë.

Sa seanca duhen për rezultate?

Protokollet ndryshojnë nga një praktikues te tjetri. Për ata që synojnë të humbasin rreth 5-7 kg, zakonisht rekomandohen disa trajtime në javë për 6-8 javë. Me kalimin e kohës, frekuenca e seancave mund të ulet sipas progresit dhe nevojave të pacientit.

Ekspertët theksojnë gjithashtu rëndësinë e qëndrimit personal: ata që perceptojnë përfitime nga seancat janë më të motivuar të përmirësojnë dietën dhe stilin e jetesës, duke shtuar efektin pozitiv të trajtimit.

Çfarë thonë studimet?

Provat shkencore mbi akupunkturën për humbjen e peshës janë ende të kufizuara dhe jo përfundimtare. Disa studime tregojnë rezultate premtuese, por shpesh me kufizime metodologjike: numër i vogël pjesëmarrësish, teknika të paqëndrueshme dhe vështirësi krahasimi me placebo. Përveç kësaj, pritjet personale dhe marrëdhënia me praktikuesin mund të ndikojnë fuqishëm në rezultat.

Kur kryhet nga një akupunkturist i çertifikuar, akupunktura konsiderohet e sigurt. Megjithatë, është thelbësore të zgjidhen profesionistë të kualifikuar që përdorin gjilpëra sterile, për të shmangur rreziqe si infeksione ose dëmtime të brendshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...