27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Delphi-2M: Inteligjenca artificiale që parashikon sëmundjet dekada përpara

Berlin, 23 shtator – Një mjet i ri i inteligjencës artificiale, i quajtur Delphi-2M, po cilësohet si revolucion në mjekësinë parandaluese. Ai është i aftë të parashikojë rrezikun e mbi 1.000 sëmundjeve, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare, deri në 20 vite përpara se simptomat të shfaqen.

Studiues nga Laboratori Evropian për Biologji Molekulare (EMBL), Qendra Gjermane për Kërkime mbi Kancerin dhe Universiteti i Kopenhagës shpresojnë që ky zhvillim të mundësojë identifikimin e hershëm të pacientëve me rrezik të lartë, duke hapur rrugën për parandalim efektiv.

Si funksionon Delphi-2M?

Sistemi është trajnuar mbi miliona kartela mjekësore të anonimizuara, duke analizuar historikun shëndetësor dhe faktorët e stilit të jetesës, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mbipesha.
Testimet u kryen mbi të dhëna nga 400 mijë pacientë të projektit UK Biobank dhe 1,9 milionë persona nga regjistri kombëtar danez.

“Ngjarjet mjekësore shpesh ndjekin modele të parashikueshme. Modeli ynë i mëson ato dhe mund të parashikojë rezultatet shëndetësore të së ardhmes,” shpjegoi Thomas Fitzgerald, bashkautor i studimit të botuar në revistën Nature.

Çfarë përfiton pacienti?

Sipas prof. Ewan Birney, drejtor ekzekutiv i EMBL, përdorimi i Delphi-2M në ordinanca do të thjeshtojë vendimmarrjen mjekësore:
“Ju hyni në ordinancë dhe merrni një pamje të qartë: katër rreziqet më të mëdha dhe dy gjëra që mund të bëni për t’i ulur ato.”

Ky aplikim pritet të ndihmojë në menaxhimin e sëmundjeve me progresion të qartë, si diabeti i tipit 2 dhe infarkti i zemrës, por potenciali i tij shtrihet shumë më gjerë.

Kufizime dhe sfida etike

Pavarësisht entuziazmit, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe.
“Modeli riprodhon paragjykimet nga të dhënat, përfshirë moshën, përkatësinë etnike dhe rezultatet shëndetësore,” tha prof. Justin Stebbing, onkolog këshilltar.

Ndërsa prof. Peter Bannister theksoi se sfida kryesore është sigurimi i qasjes së barabartë: “Duhet të garantojmë që kjo teknologji të mos mbetet vetëm për të pasurit, por të jetë e aksesueshme për të gjithë.”

E ardhmja e mjekësisë precize

Ekspertët parashikojnë që versionet e ardhshme të Delphi-2M të përfshijnë biomarkerë, imazheri dhe të dhëna gjenetike, duke e shndërruar në një mjet të fuqishëm të mjekësisë precize.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që organizata “One Cancer Voice” paralajmëron se deri në vitin 2040, rastet e kancerit do të arrijnë rekorde historike, me një person të diagnostikuar çdo dy minuta, dhe rritje të ndjeshme të kancerit të gjirit, prostatës dhe mushkërive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...