14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Italia nën ujë: cikloni i vjeshtës sjell përmbytje dhe rrëshqitje toke nga veriu në jug

Romë, 23 shtator – Italia po përballet për të dytën ditë radhazi me mot të keq, ndërsa një ciklon i fuqishëm i fillimit të vjeshtës ka përfshirë të gjithë gadishullin, nga Alpet deri në Siçili.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka shpallur alarm për Lombardinë, Veneton dhe Lazion, por ndikimi i masave ajrore të lagështa e të paqëndrueshme është ndjerë edhe në rajonet jugore.

Një rrebesh i dhunshëm goditi ishullin Ischia, duke marrë me vete makina dhe duke shkaktuar dëme materiale. Situata paraqitet e rënduar edhe në Gjirin e La Spezias, ku rrugët janë kthyer në lumenj për shkak të përmbytjeve. Në kodrat mbi Gjenovë, shirat e rrëmbyeshëm kanë provokuar rrëshqitje toke, duke detyruar autoritetet të mbyllin disa rrugë lokale.

Shërbimi Meteorologjik paralajmëron se reshjet do të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim, me intensitet më të lartë në Italinë qendrore dhe veriore. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e Mbrojtjes Civile.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...