Vlorë, 23 shtator – Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri, pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiranë.
Detyrën e kryetarit tani do ta mbajë gjyqtari Fjorald Behari, i cili u zgjodh përmes votimit të trupës gjyqësore të gjykatës të hënën. Behari do të shërbejë për një mandat njëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Procesin e përzgjedhjes e ndoqi nga afër kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi.
Sipas raportimeve mediatike, në raundin e parë ishte tentuar zgjedhja e një gjyqtari më me përvojë, por nuk u arrit shumica e votave. Kështu, detyra iu besua një kandidati më të ri, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e gjykatës.






