28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

FIFA diskuton zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në takimin e Nju Jorkut

Në selinë e FIFA-s në Trump Tower, Nju Jork, të martën u zhvilluan bisedime të nivelit të lartë për mundësinë e një zgjerimi të mëtejshëm të numrit të pjesëmarrësve në Kupën e Botës 2030.

Sipas The Athletic, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino u takua me presidentët e Paraguajit dhe Uruguajit për të finalizuar propozimin e përbashkët, të cilin këto shtete, së bashku me Argjentinën, e paraqitën zyrtarisht në mars 2025. Burime pranë takimit thonë se palët janë pranë një marrëveshjeje.

Për të shënuar 100-vjetorin e turneut, FIFA ka vendosur që tri ndeshje të luhen në Amerikën e Jugut, aty ku u organizua edicioni i parë në 1930. Pjesa tjetër e garës do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, duke shënuar herën e parë që Kupa e Botës mbahet njëkohësisht në tre kontinente.

Presidenti i Conmebol, Alejandro Dominguez, publikoi në rrjetet sociale një video të shkurtër nga takimi, ku theksoi rëndësinë e këtij edicioni:

“Ky aktivitet nuk mund të mbahet si një Kupë Bote e zakonshme. Është një mundësi që vjen vetëm një herë në njëqind vjet.”

Në të njëjtën linjë, Infantino deklaroi:

“Së bashku, ne kërkojmë të arrijmë diçka që bota nuk do ta harrojë, sepse njerëzit e meritojnë.”

Megjithatë, plani nuk është pritur mirë nga të gjitha palët. UEFA dhe disa prej figurave më të njohura të futbollit kanë kundërshtuar idenë, duke e cilësuar si të dëmshme për turneun dhe fazën kualifikuese.

FIFA ndër vite ka rritur gradualisht numrin e ekipeve pjesëmarrëse:
• 1930: 13 ekipe
• 1934–1978: 16 ekipe
• 1982–1994: 24 ekipe
• 1998–2022: 32 ekipe
• 2026: 48 ekipe

Nëse miratohet zgjerimi, Kupa e Botës 2030 do të shënojë një tjetër hap historik, duke konfirmuar transformimin e garës më të madhe të futbollit botëror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...