4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tentativë arratisjeje në burgun e Fierit – i akuzuari për vrasje çan murin e qelisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Fierit, ku një i burgosur tentoi të arratisej duke çarë murin e qelisë.

Protagonist i tentativës është 43-vjeçari Bledar Selmanaj, i cili ndodhet në paraburgim dhe për të cilin prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, ngjarje e ndodhur më 21 gusht 2021 në Vlorë.

Burime konfirmojnë se Selmanaj kishte arritur të dëmtonte murin e qelisë dhe të dilte deri në tarracën e institucionit, ku u kap nga forcat e sigurisë gjatë ndërrimit të turnit.

Mjetet e përdorura për të çarë murin ende nuk janë zbuluar, ndërsa Drejtoria e Burgut të Fierit nuk ka dhënë deri tani një reagim zyrtar për incidentin.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në burg dhe pritet që hetimet të përcaktojnë nëse Selmanaj ka vepruar i vetëm apo ka patur ndihmës brenda institucionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...