26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Helmimi i banorëve në Deçan/ Autoritetet në Kosovë ende të paqartë se çfarë ka ndodhur

Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në rajonin e Deçanit ku mbi një mijë veta kërkuan ndihmë mjekësore përgjatë disa ditëve me shenja helmimi.

Të mërkurën drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan rreth 75 kilometra në perëndim të Prishtinës, se nga ora shtatë e mëngjesit e deri në orën 11:00, janë paraqitur 55 qytetarë me ankesa të njëjta.

“Në 24 orët e fundit kemi pranuar gjithsej 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë siç kanë qenë ditëve përpara. Ndërsa që nga data 10 deri me 14 të këtij muaji janë pranuar gjithsej, një mijë e 62 pacientë”, tha Berisha.

Deçani shpalli të martën gjendjen emergjente pas situatës së krijuar dhe dyshimet e para u hodhën te furnizimi me ujë nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”. Por, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se analizat fiziko-kimike nuk flasin për ndonjë problem me ujin e pijshëm, ndërsa analizat bakteriologjike kërkojnë më shumë kohë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se me rekomandim të Institutit të Shëndetësisë Publike është vënë sërish në funksion ujësjellësi në këtë komunë. Por, në në një vendim të kësaj komune thuhet se “uji duhet të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare, ndërkaq për nevoja të amvisërisë të përdoret vetëm pasi të jetë vluar”.

Të martën zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Zërit të Amerikës se janë duke u kryer hetime lidhur me dy raste te vdekjes që dyshohet se janë të lidhura me situatën dhe se trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Por, zoti Berisha tha se nuk mendon që këto dy raste lidhen me situatën e krijuar me helmimet, megjithatë fjalën e fundit do ta jap Instituti i Mjekësisë Ligjore.Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se dy rastet e vdekjeve nuk kanë të bëjnë me situatën.

Në pritje të rezultateve të analizave të ujit dhe gjetjes së shkaktarëve që cuan në situatën e fundit në Deçan, ambasada amerikane i ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin përdorimin e ujit nga ujësjellësi lokal në atë komunë./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...