32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vrasja e të riut Klodian Rasha/ Gjykata e Tiranës shpalli sot vendimin për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Tiranës shpalli sot vendimin për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Gjykata ka dënuar me 15 vite burg efektivin Hajdaraj. Për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi ndaj Hajdarajt ulet në 10 vite burgim.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të mërkurë dhe nisi rreth orës 13:00 ku të pranishëm në sallë ishin Nevaldo Hajdaraj, avokati i tij Adriatik Cama si dhe familjarët e Klodian Rashës.

Avokati i Hajdarajt kërkoi që ai të mos dënohej për veprën penale vrasje me dashje. Ai kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum.

Pas dënimit të Nevaldo Hajdarajt, babai i Klodian Rashës tha se ky ishte një venim i padrejtë për një vrasje makabër. Në një prononcim për mediat ai tha se këtë akt mund ta bëjnë vetëm sektet. Qazim Rasha u shpreh se nuk ka më besim tek drejtësia shqiptare.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...