28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Kurti në SHBA: Dallimet me Uashingtonin janë vetëm taktike, jo strategjike – Ambasada amerikane: Përplasjet lidhen me veprimet e qeverisë në detyrë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në Hudson Institute në SHBA, deklaroi se mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara lidhen vetëm me “taktikat dhe operacionet”, veçanërisht për çështjen e Serbisë dhe strukturave ilegale që ajo mban në Kosovë. Ai theksoi se për vlerat dhe qëllimet strategjike Kosova dhe SHBA mbeten plotësisht të përafruara.

Kurti: Partneritet mbi tri shtylla

“Partneriteti ynë është i ndërtuar mbi tri shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në diplomaci, herë pas here përballemi me dallime, por ato kanë të bëjnë vetëm me taktikat dhe operacionet, jo me vlerat apo qëllimet strategjike. Në këto çështje jemi plotësisht në linjë të njëjtë”, – tha Kurti, duke shtuar se Kosova mbështet Ukrainën me sanksione ndaj Rusisë, forcon mbrojtjen dhe ndërton zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas tij, drejtimi është i qartë: “Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në interesa dhe po përparojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.”

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Problemi është Kosova, jo Serbia

Pretendimet e Kurtit u hodhën poshtë një ditë më parë nga Ambasada amerikane në Prishtinë, e cila sqaroi se pezullimi i Dialogut strategjik me Kosovën lidhet vetëm me veprimet e qeverisë në detyrë, jo me Serbinë.

“Vendimi për pezullimin bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë së Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë apo aktorë të tjerë është i pasaktë dhe përpjekje për ta shmangur vëmendjen nga çështjet thelbësore,” – tha një zëdhënës i Ambasadës për gazetën Koha.

Diplomacia amerikane ka nënvizuar se Kosova ka nevojë për një partner që kupton domosdoshmërinë e shmangies së veprimeve destabilizuese dhe që mbetet i përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Takimet në Capitol Hill dhe me diasporën

Gjatë vizitës në SHBA, Kurti njoftoi se ka zhvilluar takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë – gjashtë demokratë dhe katër republikanë – ku është diskutuar mbi mbrojtjen, zhvillimin dhe mbështetjen dypartiake për Kosovën.

Në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Uashington, ai u takua edhe me profesionistë të diasporës shqiptare dhe ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.

“Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë në qendër të Evropës,” – u shpreh Walker.

Bilanci i qeverisjes sipas Kurtit

Në komunikatën e qeverisë, Kurti ka përmendur disa nga arritjet gjatë mandatit të tij, duke veçuar rritjen ekonomike mesatare prej 6%, dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja, zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit që tashmë kontribuon 6% në PBB, rritjen e tokës bujqësore të punuar me 50% si dhe investime në mbrojtje e siguri.

“Vendi ynë është një rrëfim i dyfishtë suksesi: nga njëra anë i ndërhyrjes së NATO-s me udhëheqje amerikane që ndaloi gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe nga ana tjetër i zhvillimit demokratik dhe ekonomik të pasluftës,” – tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...