27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Hetimi për vdekjen e Joy Ayoko, Prokuroria e Tiranës i kërkon ndihmë SPAK-ut për zbardhjen e telefonave

Tiranë – Me shpresën për të zbardhur misterin e vdekjes së 22-vjeçares keniane Joy Ayoko, e cila humbi jetën në gusht të vitit 2022 në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të përdorë kapacitetet teknologjike të SPAK për ekspertimin e dy telefonave të vajzës.

Dy aparatet celularë ishin sekuestruar që në gusht të vitit 2022, por deri tani nuk është arritur të nxirren të dhëna të vlefshme nga analizat e laboratorit të Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, hetuesit kanë kërkuar ndihmën e specialistëve të posaçëm pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila ka në përdorim programe të avancuara të kompanive ndërkombëtare “Cellebrite DI Ltd” (Izrael) dhe “INsig2 d.o.o” (Kroaci).

Një telefon i thyer, një tjetër në ekzaminim

Gazetari Elton Qyno raporton se një nga telefonat e Joy Ayoko, i cili ishte gjetur i thyer në banesë, nuk mund të ekzaminohet as me pajisjet e sofistikuara të SPAK. Aktualisht, ekspertimit po i nënshtrohet vetëm aparati i dytë, me shpresën që të rikuperohet e gjithë memoria që nga periudha e parë e përdorimit deri në momentet e fundit të jetës së saj.

Nëse ky rikuperim rezulton i suksesshëm, hetuesit shpresojnë të rindërtojnë lëvizjet e Joy Ayoko natën e 13 gushtit 2022, kur dyshohet se ajo u rrëzua ose u hodh nga dritarja e katit të tretë të apartamentit ku jetonte.

Autopsia nga Kenia dhe hetimi i ngecur

Përveç ekspertimit të telefonave, Prokuroria e Tiranës është në pritje të aktit të autopsisë dhe diagnozës së vdekjes nga spitali në Kenia, vendi i origjinës së viktimës.

Joy Ayoko ishte me qëndrim në Tiranë për të punuar në një kazino pranë Stadiumit “Air Albania”. Mbrëmjen e 13 gushtit 2022, ajo u gjet e vdekur në oborrin e pasëm të pallatit ku jetonte. Në dhomën e saj, policia gjeti një tas me pilaf dhe dy telefonat celularë, njëri prej tyre i dëmtuar rëndë.

Sipas të dhënave hetimore, ajo ka qenë e vetme në banesë në momentin e ngjarjes. Materialet e para i janë përcjellë prokurorisë më 15 gusht 2022, por shumë veprime hetimore të domosdoshme nuk janë kryer në kohë, çka ka ngadalësuar ndjeshëm ecurinë e hetimeve.

Pista e hetimit

Dy nga tre pistat kryesore mbi të cilat po punon prokuroria janë:
• Vetëvrasja
• Shkaktimi i vetëvrasjes

Deri tani janë marrë në pyetje disa persona dhe janë kryer disa kontrolle banesash, por pa asnjë rezultat konkret.

Misteri i vdekjes së Joy Ayoko mbetet ende i pazbardhur, ndërsa hetuesit shpresojnë që të dhënat nga telefoni i saj të jenë çelësi për të rikthyer në tryezë provat e humbura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale”, ISSH paralajmëron qytetarët për...

0
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në telefonat celularë, duke theksuar se SMS-ja nuk...

21 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Paqes: “Investo në paqe: për të gjithë, kudo, çdo...

0
21 shtatori shënohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Paqes, një ditë e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të promovuar paqen,...

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare Presley Gerber, djali i Cindy Crawford

0
Presley Gerber, djali i supermodeles amerikane Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Gerber vdiq më 20 shtator në një...

Qeni hero Tsunami nderohet me statujë pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në Venezuelë

0
Tsunami, qeni i racës Border Collie që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, është...

“O’zapft is”! Nis Oktoberfesti në Mynih, mbi 6 milionë vizitorë priten në festivalin e...

0
Edicioni i 191-të i Oktoberfestit ka nisur në Mynih të Gjermanisë, me organizatorët që presin më shumë se 6 milionë vizitorë nga e gjithë...