27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale”, ISSH paralajmëron qytetarët për SMS-në mashtruese

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në telefonat celularë, duke theksuar se SMS-ja nuk është dërguar nga institucioni.

Në njoftimin e publikuar nga drejtori i përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, qytetarëve u bëhet thirrje të mos klikojnë në linkun e përfshirë në mesazh dhe të mos vendosin të dhëna personale.

Mesazhi mashtrues u kërkon qytetarëve të verifikojnë informacionet e tyre dhe të kryejnë disa procedura, duke pretenduar se në të kundërt mund të preken të drejtat e tyre të sigurimeve shoqërore.

“Ju lutemi, mos klikoni në linkun e përfshirë në këtë mesazh dhe mos jepni të dhëna personale”, thuhet në njoftimin e ISSH-së.

Instituti bën të ditur se ka njoftuar institucionet përkatëse për marrjen e masave dhe bllokimin e këtij komunikimi.

ISSH u kërkon qytetarëve që ta shpërndajnë njoftimin, me qëllim informimin dhe mbrojtjen e personave të tjerë nga tentativa të mundshme mashtrimi online.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...