36.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Cassie reagon pas dënimit të Diddy-t: “Asgjë s’mund ta zhbëjë traumën”

Pas shpalljes së vendimit të gjykatës amerikane, që dënoi Sean “Diddy” Combs me 4 vite e 2 muaj burg dhe një gjobë prej 500 mijë dollarësh, ka ardhur edhe reagimi i Cassie Ventura-s.

Përmes avokatit të saj, Doug Wigdor, këngëtarja dhe modelja u shpreh se dënimi njeh peshën e veprave të rënda të ish-partnerit të saj.

“Teksa asgjë s’mund ta zhbëjë traumën e shkaktuar nga (Sean ‘Diddy’) Combs, dënimi i caktuar sot njeh impaktin e veprave të rënda që ai ka kryer. Ne kemi besim se me mbështetjen e familjes dhe miqve të saj, Ventura do të vazhdojë të shërohet, duke e ditur se guximi dhe kurajoja e saj kanë frymëzuar shumë njerëz”, thuhet në deklaratë.

Procesi ligjor nisi në nëntor 2023, kur Cassie ngriti padinë e saj ndaj reperit. Megjithëse juria nuk e shpalli fajtor për trafikim seksual, gjykata e shpalli përgjegjës për transportim me qëllim prostitucionin.

Sipas avokatit, duke folur hapur për përvojën e saj, Cassie “ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e argëtimit dhe në betejën për drejtësi”.

“Ajo shpalosi forcë të pakundërshtueshme dhe drejtoi vëmendjen te realiteti i burrave të pushtetshëm që për dekada kanë vepruar pa pengesa. Kjo çështje tregoi se ndryshimi duhej bërë prej kohësh, dhe ne do të vazhdojmë betejën në mbrojtje të të mbijetuarave,” shtoi Wigdor.

Nga ana tjetër, avokatët e Combs konfirmuan se do ta apelojnë vendimin brenda afatit ligjor 14-ditor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...