10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Arrestohet vëllai i deputetit socialist në Durrës, Enea Kume — i përfshirë në vrasjen e Edmir Bregut

Një tjetër emër i njohur ka rënë në rrjetën e hetimeve të SPAK. Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, si pjesë e hetimeve për vrasjen mafioze të Edmir Bregut në Durrës, në janar të vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Euronews Albania, Kume dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në atentat — personi që monitoronte lëvizjet e viktimës dhe sinjalizonte ekzekutorët.

Në të njëjtën dosje figurojnë emra të njohur të botës së krimit, përfshirë Aldo Avdylin, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte në Durrës dhe Shijak.

Frika nga “EncroChat”: “Bashkoena, blejm ca armë dhe rrim në mal vlla”

Një nga provat më domethënëse që e implikon Enea Kumen është një bisedë e dekoduar nga aplikacioni i sigurisë “EncroChat”, e cila është përfshirë tashmë në dosjen “Metamorfoza”.
Në këtë bisedë, ai shfaq hapur shqetësimin se sistemi i koduar mund të jetë zbërthyer nga autoritetet:

🕐 Bisedë 21 nëntor, ora 12:13
Enea Kume: “Po ça pune do na dali me enkron… Ne që s’na kanë kap n’dor për ato, kan ik… Ato jon ca i kapin n’dor. Po ai ka mbaru punë e dak.
Bashkoena blejm ca armë e rrim n’mal vlla… Zgjidhje tjetër s’ka. Kuptoj… Për mal jena me u hap të gjitha. Ska zgjidhje tjetër.”

Sipas hetuesve, kjo bisedë tregon se pas zbërthimit të aplikacionit, anëtarët e rrjetit ishin të vetëdijshëm për rrezikun e arrestimit dhe diskutonin mënyra për t’u fshehur.

Kodet e krimit: “Ai gruaq” dhe “Boli”

Në një tjetër komunikim, të zhvilluar mes Aldo Avdylit (Elidon) dhe Enea Kumes, më 21 nëntor, hetuesit dyshojnë se flitet për Edmir Bregun, viktimën e atentatit të 2021.

🕐 Ora 12:13
Elidon Avdyli: “Ishalla po del sot ai gruaq…”

🕐 Ora 12:32
Elidon Avdyli: “Folo me Bazholin e i thuji t’i japë Bolit 300 euro që t’paguajë shtëpinë. Ai më ka nxirë jetën, po lekët i meriton, ka qenë gati.
Shpresonte që ta bënim sot (punën).”

Hetuesit sqarojnë se me pseudonimin “Boli” i referoheshin Ermir Dedjes, një tjetër person i përfshirë në ekzekutim, i cili dyshohet të ketë qenë një nga ekzekutorët kryesorë.

Roli i Enea Kumes në atentat

Sipas burimeve të hetimit, Kume kishte detyrën e ndjekjes së viktimës dhe të informimit të grupit për lëvizjet e tij.
Ai rezulton të ketë qenë pranë vendit të ngjarjes pak orë para ekzekutimit, ndërsa më pas ka humbur çdo kontakt për disa ditë.

SPAK e përfshin Kumen në strukturën që drejtohej nga Astrit Avdyli, një emër i njohur për hetimet e mëparshme të krimit të organizuar në Durrës e Shijak.

Lidhjet politike që rëndojnë dosjen

Fakti që Enea Kume është vëllai i deputetit të PS në qarkun e Durrësit, Loer Kume, e ka bërë rastin edhe më të ndjeshëm politikisht.
Burime nga organet e hetimit theksojnë se deri më tani nuk ka prova që lidhin deputetin me aktivitetin kriminal të vëllait, por SPAK ka vënë në lëvizje strukturat për të hetuar çdo element pasuror apo lidhje indirekte.

Një dosje që po zgjerohet

Hetimet për vrasjen e Edmir Bregut kanë hapur një zinxhir të ri arrestimesh, që përfshin jo vetëm anëtarë të njohur të grupeve kriminale, por edhe persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare me figura publike.
Sipas burimeve të Euronews Albania, operacioni është ende në zhvillim dhe priten arrestime të tjera në ditët në vijim, pasi komunikimet e dekoduara kanë zbuluar rrjetin e plotë të urdhrave, pagesave dhe roleve në atentatet e porositura gjatë viteve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...