15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Tedi Blushi kërkon debat urgjent në Kuvend: “Vrasja e gjyqtarit, alarm kombëtar për sigurinë e jetës në Shqipëri”

Në Konferencën e Kryetarëve që po zhvillohet sot në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që në seancën plenare të së enjtes të zhvillohet një debat urgjent për gjendjen alarmante të sigurisë së jetës në vend.

Kërkesa e tij vjen pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit, ndërsa u plagosën edhe dy persona të tjerë.

Blushi e cilësoi këtë ngjarje “një akt terrorist” dhe një sinjal alarmi për rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri, duke theksuar se Kuvendi nuk mund të kufizohet në procedura formale ndërkohë që qytetarët ndihen të pambrojtur.

“Kuvendi nuk mund të mblidhet vetëm për të miratuar procesverbale. Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja është alarm kombëtar për sigurinë e jetës. Kjo duhet të jetë tema kryesore e diskutimeve,” – u shpreh Blushi.

Ai shtoi se vrasja e gjyqtarit ka tronditur ndërgjegjen kombëtare, duke akuzuar institucionet për mungesë reagimi dhe masa konkrete:

“Krimi ka marrë yrysh, shqiptarët janë më të pasigurtë se kurrë. Sot çdo qytetar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe ai ordiner. Është e turpshme që KLGJ flet për sigurinë e gjyqtarëve vetëm pasi ndodhi tragjedia.”

Sipas Blushit, Kuvendi duhet të shndërrohet në një arenë debati për hallet dhe frikërat e qytetarëve, jo në një institucion që merret vetëm me miratimin e dokumenteve formale.

“Të mblidhemi për shqiptarët dhe jetën e tyre, jo për procesverbale. Siguria e jetës është sot çështja më urgjente për kombin,” – përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...