17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Taulant Balla kërkon 1 minutë heshtje në Kuvend në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar që në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvendin e Shqipërisë të mbahet një minutë heshtje në nder të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtari Kalaja mbeti i vrarë pas një atentati me armë zjarri në sallën e gjyqit, teksa po shpallte vendimin për një çështje pronësie. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Ndërkohë, sot janë zhvilluar homazhe në nder të tij, ku kanë marrë pjesë figura të larta të drejtësisë dhe politikës, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari.

Trupi i pajetë i gjyqtarit Astrit Kalaja do të prehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit një prej figurave të njohura të sistemit gjyqësor shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...