22.8 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Tragjedi në Itali: 25-vjeçarja arrestohet për vrasjen e binjakëve të saj pas lindjes, dyshohet edhe për një krim të tretë

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Reggio Calabria-n në Italinë jugore, ku një 25-vjeçare është arrestuar me akuzën e vrasjes së dy fëmijëve binjakë menjëherë pas lindjes, në korrik të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë italiane, e reja i ka mbytur foshnjat dhe më pas i ka fshehur trupat në dollapin e dhomës së saj, të mbështjellë me një batanije. Ngjarja makabre është zbuluar nga nëna e saj, e cila kishte ndier erë të rëndë që vinte nga dhoma e vajzës.

Hetimet kanë zbuluar se i fejuari i saj, i cili është edhe babai i fëmijëve, dyshohet si bashkëpunëtor në krim, pasi në telefonin e çiftit janë gjetur mesazhe komprometuese ku flitej për fshehjen e foshnjave.

Më tej, hetuesit dyshojnë edhe për një vrasje të tretë: një foshnjë tjetër, e cila mendohet se ka lindur në vitin 2022 dhe është varrosur në një tokë familjare. Kërkimet për trupin e saj vijojnë.

Në momentin e zbulimit të ngjarjes, 25-vjeçarja ishte shtruar në spital për gjakderdhje të rëndë, por kishte mo-huar se kishte qenë shtatzënë apo kishte lindur.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse, e cila ka shkaktuar indinjatë të madhe publike në Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...