4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

PS i Tiranës nuk ndalet: Fushata vazhdon pavarësisht pezullimit të dekretit të Presidentit

Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor, Partia Socialiste nuk ka ndërprerë fushatën elektorale.

Strukturat e PS në Tiranë janë udhëzuar të vazhdojnë aktivitetin normal, duke respektuar oraret dhe grupet e takimeve të paracaktuara. “Vazhdoni punën, ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e partisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas kërkesës së Erion Veliaj, i cili kundërshton si shkarkimin e tij nga detyra, ashtu edhe dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja. Gjykata ka vendosur pezullimin e efekteve juridike të dekretit të Presidentit deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Pra, megjithë pezullimin e dekretit, PS vijon aktivitetet elektorale duke e konsideruar fushatën të pandërprerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...