19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Arrestimet e SPAK ndaj zyrtarëve të shtetit, reagon Sekretari i PD-së për çështjet ligjore Çlirim Gjata: “SPAK nuk është askund me këto çështje të vogla, misioni i tij është më i madh”

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Çlirim Gjata ka reaguar lidhur me operacionet dhe arrestimet e fundit të SPAK ndaj zyrtarëve të shtetit.

Në një prononcim për mediat, Gjata tha se çdo abuzim ndodh me lejen e shefave të mëdhenj, ndërsa shtoi se është habi që ish-ministri Sandër Lleshaj nuk ishte në dijeni për tenderin e uniformave.

Gjata inkurajon punën e Prokurorisë së Posaçme por shton se ky institucion nuk mund të justifikohet duke kapur “peshqit e vegjël” të cilët korruptohen me peshq. Ai shton se  SPAK duhet të shkojë më tej se sa arrestimi i një kryetari bashkie apo punonjësve të ministrisë dhe të kapë peshqit e mëdhenj.

“Çështja në fjalë është e vjetër, që e kam bërë një deklarim për një abuzim me fondin e ish-parkut olimpik. Bëhet fjalë për 800 mijë euro. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtu duhet të dimë se çfarë po ndodh. Kur doli tenderi për Uniformat e Policisë, Lleshaj paditi PD-në. Që SPAK bëri arrestimin e 9 zyrtarëve, Lleshaj doli dhe tha se nuk ishte në dijeni. Por si mund të mos ishte në dijeni kur shkoi dhe paditi PD-në. Si ka mundësi që nuk di gjë as ministri, as zv.ministri apo dhe zyrtarët? Ne po i kërkojmë kësaj prokurorie që duhet të shoh më seriozisht dhe të hyjë më thellë brenda unazës së Tiranës, në institucionet për të rëndësishme.

“SPAK-u për të gjithë këtë që u bë në drejtësi nuk mund të justifikohet duke kapur një peshk që është korruptuar me peshk. Duhet të shkohet përtej kësaj, nuk jemi kundër këtyre, e inkurajojmë. Të shkohet aty ku ndërkombëtarët i kanë quajtur peshqit e mëdhenj. Nuk mund të rrish në nivelin e një kryetari bashkie dhe një ish-zv ministre që ka marrë 2 mijë euro dhe të thuash kaq ishte korrupsioni. Kaq ka qenë korrupsioni në Shqipëri, një kanal andej, uniformat e policisë. Korrupsioni në Shqipëri është më i thellë se kaq. SPAK nuk është askund me këto çështje të vogla, misioni i tij është më i madh. Nuk justifikohen dot duke thënë nuk dinim gjë. Nuk mund të vish përpara SPAK-ut. Problemin me SPAK-un nuk e zgjidh dot faktin që shkojnë këta dhe thonë jemi të pastër, skemi firmosur gjë,- tha Gjata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...