24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Protesta nga mjekët në Spitalin e Traumës, reagon kryeministri Rama: “Është vërtet mbreslënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpësia e propozimit”

Nga materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga mjekët në Spitalin e Traumës.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një propozim të paturp atë të bërë së fundmi nga një grup mjekësh, duke u shprehur se ata po kërkojnë legalizimin e ryshfetit.

Më bëri përshtypje para disa ditësh një grumbullim mjekësh me një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbreslënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli I shpërblimit të mjekëve dhe infermierëve duhet rritur, dhe do ta rrisim, sic e kemi rritur në vitet pararendëse, nuk është një zotim elektoral por I planifikuar të mbahet, që pagat për bluzat e bardha të rriten në 40 për qind. Edhe kjo në vetvete nuk I thotë të gjitha sepse me autonominë spitalore duam të kalojmë në një nivel tjetër të shpërblimit të mjekëve. Duam të krijojmë një dysheme dhe mbi atë dysheme mjekët të mos paguhen njësoj, por sipas mundit dhe volumit të shërbimit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.

“Sot shëndetësia është në pararojë të procesit të transformimit. Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh. Synimi për autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar ashtu sikundër është në proces të avancuar synimi për një hapsirë komunikimi mes bluzave të bardha e pacientëve  e familjarëve të tyre.

“Nuk janë njësoj as pemët, as lulet, as kafshët, as njerëzit. Por që ndarja mes asaj shumicë që e nderon sistemin shëndetësor dhe është aty për të konfirmuar faktet që lidhet sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve dhe sa shumë rezultate arrihen, bën që të jetë e domosdoshme që mjekët dhe infermierët që tronditin opinionin publik kur papritur shfaqen si gjakpirës të ndiqen dhe të përndiqen deri në fund nga forca e ligjit. Ne kemi në proces edhe ndërtimin e një rrjeti anti-korrupsion, nga ana jonë, jo e drejtësisë e re, për të vendosur në presion të dyfishtë të gjithë sistemin tonë publik”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...