24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Ndërtimi i maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”/ Drejtoresha e maternitetit Eliona Demalia: “Ndërtimi i ri do dyfishoj kapacitetet për pacientët”

Vendoset sot guri i themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës, ku do të ruhet godina historike dhe do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët.

Në fjalën e mbajtur drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dr. Eliona Demalia tha se do të dyfishohen kapacitetet për pacientët, si dhe do përmirësohen sallat e lindjes dhe kushtet në tërësi. Demalia theksoi se dy objektivat janë gruaja dhe fëmijët.

Është privilegj, nder dhe përgjegjësi për mua të drejtoj Maternitetin Mbretëresha Geraldinë në një moment vendimtar, ditën e shndërrimit të tij. Ne jemi këtu sot për të vendosur gurin e themelit të ndërtimit të rikonstruksionit të godinës së një prej spitaleve më monumentale në vend. Ndërtimi i ri do dyfishoj kapacitetet për pacientët, do përmirësoj kushtet e punës për mjekët, do të shtoj sallat e operacionit, kushtet hoteliere, sallat e lindjes, do të sjellë risi në sallat e reanimacionit neonatal, qendrat e prematuritetit, duke pasur dy objektiva, gruan dhe fëmijën. Gjatë vitit 2020 në këtë spital kanë ardhur në jetë 6302 fëmijë, ne do të presim në këtë spital të rilindur mijëra fëmijë të tjerë. Mijëra nëna që do të na urojnë për këtë shtëpi dinjitoze”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...