17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Tel Aviv në pritje: tubim masiv për lirimin e pengjeve izraelite, Trump në qendër të vëmendjes

Një tubim masiv është zhvilluar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, përpara lirimit të pritur të pengjeve izraelite nga Hamasi, mes shpresave për fundin e konfliktit në Gaza.

Duke folur para turmave, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, deklaroi se pengjet “po kthehen në shtëpi” dhe vlerësoi ish-presidentin amerikan Donald Trump për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza dhe marrëveshjes për kthimin e tyre.
Turma shpërtheu në brohoritje me thirrjet “Faleminderit, Trump!”, ndërsa pati edhe fishkëllima kur Witkoff përmendi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në Rripin e Gazës, zyrtarët palestinezë raportojnë se rreth 500 mijë njerëz janë kthyer në pjesën veriore të territorit pas tërheqjes së trupave izraelite.
Ndërkohë, Egjipti ka konfirmuar organizimin e një samiti ndërkombëtar të hënën në Sharm El-Sheikh, me qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes.

Në samit pritet të marrin pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë, mes tyre Donald Trump, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Sir Keir Starmer. Trump do të vizitojë Izraelin gjatë ditës, përpara udhëtimit të tij drejt Egjiptit, ndërsa Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbajtën fjalime në tubimin e një dite më parë në Tel Aviv.

Sipas marrëveshjes së arritur, Hamasi ka afat deri të hënën në mesditë për të liruar 48 pengjet e mbetura, nga të cilët 20 besohet se janë ende gjallë.
Burime lokale raportojnë se grupi militant ka dislokuar mijëra luftëtarë për të rivendosur kontrollin në zonat e braktisura nga ushtria izraelite në veri të Gazës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...