26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Ulsi Manja: Edi Rama është avokat i shkëlqyer i çështjes së Kosovës, socialistët do jenë në protestë si qytetarë

Deputeti socialist Ulsi Manja reagoi sot nga foltorja e Kuvendit ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për mocion me debat mbi njohjen e gjenocidit serb dhe ndaj akuzave të opozitës për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës.

Në fjalën e tij, Manja theksoi se Rama ka qenë gjithmonë një mbrojtës i fortë diplomatik i Kosovës, duke kërkuar në arenën ndërkombëtare njohjen e pavarësisë nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë hap.

“Do ju lutesha mos na fusni në ndjeshmëritë veri-jug, Kosova është pjesë e qenësishme e çdo shqiptari dhe çdo njeriu që ka gjak shqiptari.
Sa për Edi Ramën, ai s’ka nevojë për avokat, por në cilësinë si ish-ministër kam pasur fatin ta shoqëroj në disa vizita zyrtare në Evropë dhe e them publikisht se ai është avokat i shkëlqyer i çështjes së Kosovës.
Me qëndrime të forta diplomatike, në tryeza ku realisht bëhet politika evropiane e ndërkombëtare për Kosovën, ai ka kërkuar me forcë njohjen e pavarësisë së saj nga pesë vendet e BE që ende refuzojnë ta njohin”, deklaroi Manja.

Deputeti socialist shtoi se përfaqësuesit e mazhorancës do të marrin pjesë në protestën e nesërme në mbështetje të UÇK-së, por jo në cilësinë e politikanëve, por si qytetarë që nderojnë luftën për liri të Kosovës.

“Ju lutem, në protestën që do mbahet nesër, ne do shkojmë si qytetarë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë komandantë të UÇK-së, dhe UÇK është faqja më e ndritur e luftës së Kosovës për pavarësi dhe liri”, përfundoi Manja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...