27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

PD kërkon barazi në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale: “Të përfshihen edhe ekspertët ndërkombëtarë”

Partia Demokratike ka paraqitur kërkesë zyrtare për ndryshime në përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, duke kërkuar barazi përfaqësimi mes mazhorancës dhe opozitës.

Në dokumentin e paraqitur, demokratët i referohen traditës parlamentare dhe rëndësisë kombëtare që kanë këto dy reforma, të cilat, sipas tyre, duhet të garantohen nga një proces gjithëpërfshirës dhe i balancuar politikisht.

Për Reformën Zgjedhore, PD kërkon që komisioni të ketë 16 anëtarë, të ndarë si më poshtë:
• 8 anëtarë nga Partia Socialiste,
• 6 anëtarë nga Partia Demokratike,
• 1 përfaqësues nga grupi “Aleanca për Ndryshim”,
• 1 përfaqësues nga Partia e Lirisë.

I njëjti parim i ndarjes së përfaqësimit kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Në propozimin e demokratëve theksohet gjithashtu rëndësia e përfshirjes së institucioneve ndërkombëtare me ekspertizë në fushën e qeverisjes dhe decentralizimit, si Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës.

Një tjetër pikë kyçe e kërkesës është që, në rast se palët politike nuk arrijnë konsensus për çështje të veçanta, ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe institucioneve të tjera përkatëse të Këshillit të Europës, në mënyrë që reformat të jenë në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.

Ky qëndrim i PD-së vjen në një kohë kur debati për reformat zgjedhore dhe territoriale është rikthyer në qendër të axhendës politike, me synimin për t’u përmbyllur brenda këtij sesioni parlamentar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...