27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Studim i ri: Pijet e ëmbla mund të nxisin rënien e flokëve

Një studim i fundit ka ngritur shqetësim mbi një lidhje të mundshme mes konsumit të tepërt të pijeve të ëmbla dhe rënies së flokëve, veçanërisht tek burrat.

Sipas kërkuesve nga Universidade do Porto në Portugali, mënyra e ushqyerjes ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e flokëve. “Dieta dhe ushqimi luajnë rol vendimtar, sidomos plotësimi me vitaminë D dhe hekur, ndërsa kufizimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm,” theksojnë ata, duke iu referuar raportimeve të The Independent.

Gjetjet e reja mbështeten nga studime të dekadës së fundit, që kanë vënë re se sheqernat e thjeshta mund të shkaktojnë inflamacion në trup, një proces që ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e skalpit.

Një kërkim i vitit 2023 nga Universiteti Tsinghua zbuloi se personat që konsumonin rreth 11 kënaçe pije të ëmbla në javë (rreth 3.5 litra) kishin rrezik dukshëm më të lartë për rënie flokësh. Sipas studiuesve, teprica e sheqerit nxit prodhimin e sebumit, një substancë yndyrore që, në sasi të mëdha, mund të krijojë kushte për shumimin e baktereve dhe inflamacion të skalpit.

“Ndërhyrjet në mënyrën e ushqyerjes mund të jenë thelbësore për parandalimin dhe menaxhimin e alopecisë, por nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar më mirë këto mekanizma,” thuhet në raportin e studiuesve portugezë.

Ekspertët e Mayo Clinic theksojnë se alopecia androgjenetike — e njohur ndryshe si tullaci e trashëguar — është forma më e përhapur e humbjes së flokëve dhe mund të prekë si burrat, ashtu edhe gratë. Trajtimet përfshijnë përdorimin e medikamenteve si Propecia dhe Rogaine, ndërsa në disa raste flokët mund të rigjenerohen edhe pa ndërhyrje mjekësore.

Nga ana tjetër, marrja e mjaftueshme e vitaminës D dhe hekurit është treguar se ul ashpërsinë e rënies së flokëve dhe përmirëson dukshëm rritjen e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...