27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Patriotizëm fals” – Redi Muçi akuzon mazhorancën dhe opozitën në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, hodhi akuza të forta ndaj të dy palëve politike gjatë një replikë në Kuvend, duke i quajtur përpjekjet e tyre për të treguar dashurinë ndaj Kosovës si “patriotizëm fals”.

Muçi kritikoi debatet që kanë zgjatur mbi çështjen e njohjes së gjenocidit serb në Kosovë, duke ironizuar se për dy orë në seancë të dyja palët “i kanë rrahur gjokset se kush e do më shumë Kosovën”, duke i krahasuar veprimet e tyre ndaj udhëheqësve serbë, Aleksandër Vuçiç dhe Slobodan Milosheviç.

Ai propozoi një zgjidhje të thjeshtë: “Njëra palë le të pranojë gjenocidin në Kosovë dhe gjithë së bashku le të shkojmë në tubimin për krerët e UÇK-së. Nuk ka pse të vazhdojë kjo farsë këtu e dy orë.”

Muçi shtoi gjithashtu se, sa i përket patriotizmit dhe dashurisë për atdheun, të dyja palët e kanë dëshmuar, por sipas tij, vetëm për të “keqqeverisur shqiptarët dhe për të vjedhur fondet publike.”

Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar në Kuvend, ku çështjet e historisë dhe gjeopolitikës së Kosovës kanë qenë shpesh burim për debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...