6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Kërkesa u rrëzua me 72 vota kundër” – PD e akuzon PS për abuzime me fondet IPARD

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për fondet e IPARD-it u rrëzua me 72 vota kundër.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi se “kërkesa e ka futur kërkesën në pamundësi për ta miratuar”, duke iu bërë thirrje deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga strategjia e vetëpersekutimit, e cila sipas tij është zhvilluar prej 35 ditësh në Kuvend.

“Sillini kërkesat si duhet! Konkluzioni është se një nënkomision i posaçëm do të miratohet sot në Kuvend si një komision i përhershëm për këtë çështje që keni kërkuar. Sillni emrat e anëtarëve dhe në Komisionin e Bujqësisë, nënkomisioni do merret me çdo cent për fondet e bujqësisë”, tha Balla.

Ai gjithashtu u ndal te protesta e paralajmëruar nga veteranët e UÇK-së, duke theksuar: “Nga kjo foltore jo si politikan, as si kryetar i grupit të PS-së, shpreh atë që mbahet fshehurazi këtu, që mbi partinë të vini Shqipërinë. Dilni nga urdhri dhe hajdeni nesër në protestën mbarëkombëtare. Nuk jemi ne organizatorë, janë organizata e veteranëve të UÇK-së”.

Në replikë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se “OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian ta konsideronin një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro”.

Ai akuzoi mazhorancën për shkelje ligjore dhe korrupsion, duke theksuar se 164 subjekte nga 431 përfitues të IPARD II kanë abuzuar me fondet, ku disa prej tyre tashmë kanë kthyer një pjesë të shumës, ndërsa të tjerët duhet të kthejnë miliona euro.

Bardhi theksoi se “në datën 3 Tetor 2025, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm lidhur me masat që duhet të marrë Kuvendi për të mbrojtur interesat financiare të BE-së dhe për të siguruar përfitimin e fondeve nga fermerët shqiptarë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...