22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Prokuroria Fier dërgon në gjykatë tre persona për goditjen e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit K.K., L.K. dhe G.K. për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, tregojnë se më 15 prill 2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme dhe një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit kishin shkuar në Fier për kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatë lëvizjeve në qytet, ata u ndaluan nga tre të pandehurit, të cilët, pavarësisht prezantimit të policëve si punonjës të ligjshëm, ushtruan dhunë fizike ndaj tyre për shkak të detyrës që po kryenin.

Të tre të pandehurit u arrestuan në flagrancë dhe gjatë hetimeve u morën masat e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Prokuroria Fier thekson se do të vazhdojë të angazhohet për të mbrojtur autoritetin shtetëror dhe sigurinë e personave që kryejnë detyrë publike, duke garantuar zbatimin e ligjit ndaj veprimeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...