28.6 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Samantha Shkreli Sarelli, Miss Globe USA 2025, përçoi krenarinë shqiptare në skenën ndërkombëtare

Në një moment që do të mbahet mend nga shqiptarët kudo, Samantha Shkreli Sarelli, vajza me origjinë shqiptare dhe fituese e kurorës Miss Globe USA 2025, interpretoi në shqip një këngë kushtuar Skënderbeut, duke nderuar rrënjët e saj dhe mbarë diasporën shqiptare.

“Doja një këngë me kuptim, që të lidhej me rrënjët e mia dhe me gjakun tim shqiptar,” shkroi Samantha në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë historike të heroit kombëtar. Interpretimi i saj a capella, megjithëse jashtë zonës së rehatisë, u realizua me ndihmën e trajneres muzikore Nika Veseli, duke sjellë emocione dhe krenari në skenën globale.

E lindur dhe rritur në SHBA, Samantha kishte fituar më parë titullin Miss Connecticut Teen USA 2020, ndërsa tani me kurorën e Miss Globe USA 2025, po afirmohet ndërkombëtarisht. Ajo thekson se titulli nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë, por edhe me ndikimin dhe mundësinë për të ndihmuar të tjerët, duke qenë zë për ata që nuk dëgjohen.

Përtej skenës, Samantha angazhohet në fushata kundër trafikimit të njerëzve, duke kombinuar elegancën me misionin shoqëror. Rrënjët e saj shqiptare janë nga Fraskanjeli / Amulli i Poshtëm (Marrçinajt), në Ulqin, dhe prindërit e saj, Nikollë dhe zonja Shkreli, janë figura të njohura të komunitetit shqiptar në SHBA dhe lektorë në Kishën “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.

Ky interpretim i veçantë është një shembull frymëzues i brezit të ri shqiptaro-amerikan që mban krenarinë kombëtare në çdo hap të suksesit ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...