26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Stilistja von Fürstenberg habit mbi deklaratën e orientimit seksual të bashkëshortit: “Asgjë nuk ka ndryshuar mes nesh”

Dizajnerja e njohur Diane von Fürstenberg ka folur hapur për orientimin seksual të bashkëshortit të saj, Barry Diller, i cili në kujtimet e tij të reja “Who Knew” pranoi se është homoseksual. Megjithatë, Diane thekson se kjo nuk ka ndryshuar marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe të qëndrueshme.

“Cila është diferenca? Nuk ndryshon asgjë,” tha Diane në një intervistë për Variety, duke shtuar se për të mbështetja ndaj Barryt nuk është diçka e jashtëzakonshme. Ajo ka qenë personi i vetëm me të cilin Diller ishte i hapur për 50 vjet, shumë para publikimit të librit të tij.

Diane, 78 vjeç, është martuar me Diller prej 24 vitesh dhe ka kujtuar edhe martesën e saj të parë me princin Egon von Fürstenberg, i cili gjithashtu kishte folur për biseksualitetin e tij pas ndarjes. “Jam martuar me dy burra gay, në rregull? Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë për mënyrën si i shoh unë,” tha ajo me sinqeritet.

Ajo përshkroi fillimet e lidhjes së tyre si miqësi që u shndërrua në pasion, duke e cilësuar këmbëngulësinë e Barryt si të pabesueshme. Ndërkohë, Diller ka thënë në kujtimet e tij se edhe për të, lidhja ka qenë një surprizë e madhe: “Nuk mund ta shpjegoj as për veten time, as për botën.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...