18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Ashton Kutcher rrëfen se bukuria e tij ka qenë pengesë në karrierë: “Disa role i mora për pamjen, të tjerat jo”

Ashton Kutcher, 47 vjeç, ka folur hapur për ndikimin e pamjes së tij fizike në rrugëtimin e tij në Hollywood. Gjatë promovimit të serialit të tij të ri, The Beauty, në New York Comic Con, aktori pranoi se fiziku tërheqës shpesh i ka hapur disa dyer, por njëkohësisht i ka mbyllur të tjera.

“Ka role që i kam marrë për shkak të mënyrës si dukem, por edhe shumë të tjera që nuk i kam marrë për të njëjtën arsye,” tha Kutcher, duke shtuar se, ndonëse mund të duket një problem “i mirë”, për të ka qenë shpesh burim frustrimi.

Ai theksoi se industria e filmit është thellësisht vizuale dhe pamja fizike ndikon drejtpërdrejt në perceptimin e personazhit. “Kur përpiqesh të tregosh një histori me imazhe, mënyra se si dukesh luan rol kyç në atë që përçon personazhi,” u shpreh Kutcher.

Në serialin The Beauty, i bazuar në librat komikë të Jeremy Haun dhe Jason A. Hurley, Kutcher luan rolin e një miliarderi të teknologjisë në një botë ku përsosmëria fizike është e mundur, por me një kosto të frikshme. Aktori e përshkroi rolin si një nga përvojat më të pasura të karrierës së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...