27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

25-vjeçari shqiptar dënohet në Gjermani për trafikun e 120 kg kokainë

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg nga Gjykata e Solingenit në Gjermani, pasi u shpall fajtor për përfshirje në trafikun e 120 kilogramëve kokainë. Sipas hetimeve, i riu kishte përfituar rreth 2.6 milionë euro nga ky aktivitet kriminal.

Ai ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Kroaci, teksa tentonte të kalonte kufirin. Pas disa muajsh në paraburgim atje, ai u transferua në burgun e Wuppertalit në Gjermani në mars të këtij viti.

Gjatë seancës gjyqësore, i riu pranoi fajësinë dhe deklaroi se lëndën narkotike ia kishte shitur një tjetër shtetasi shqiptar që jetonte në Solingen. Hetimet zbuluan se ai përdorte një llogari në aplikacionin “Signal” me pseudonimin “Pokémon” për të komunikuar me pjesëtarët e rrjetit të drogës.

Prokuroria gjermane ka rënë dakord që pas kryerjes së gjysmës së dënimit, i dënuari të ekstradohet në Shqipëri. Vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 31 tetor 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...