27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Rama nga Londra: “Nuk jam takuar kurrë me Putinin, Shqipëria është një rast unik ndaj Rusisë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Londër për samitin e Procesit të Berlinit, është pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë dhe nëse ka pasur ndonjë takim me presidentin rus, Vladimir Putin. Rama e mohoi prerë:

“Jo, faleminderit! Nuk jam takuar.”

Ai shtoi se Shqipëria është një rast i veçantë në Europë, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira gjatë historisë.

“Ne jemi i vetmi vend në gjithë Europën ku nga Kremlini nuk ka ardhur askush, dhe nga pala jonë askush nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka lidhje me historinë tonë… Ne i konsideronim ata si tradhtarë, të degraduar, që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ishim fari i vetëm i komunizmit në Europë,” tha Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe lidhjen historike me Stalin:

“Stalini ka qenë në bulevardin tonë më i gjatë se unë në bronz. Kjo krijoi një mungesë totale besimi.”

Ai përfundoi duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur kurrë simpati për regjimin rus aktual:

“Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale, nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë. Muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...